
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka reaguar Federatës së Futbollit të Kosovës në lidhje me “marrjen” e futbollistëve.
Duka përmes një interviste ka thënë se në Kosovë s’kanë pse shqetësohen kur një lojtar pranon të vishet “Kuqezi”, shkruan LIG Sport
Në fakt, Duka thotë se FSHF-ja dhe FFK-ja duhet të shqetësohen kur një lojtar shqiptar pranon të luaj për Zvicrën apo Gjermaninë.
“është për t’u shqetësuar kur futbollistët tanë shqiptarë, ose nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut luajnë për Zvicrën dhe Gjermaninë. Ne nuk duhet të shqetësohemi kur ata luajnë për Shqipërinë”, ishte komenti i Dukës.
Kujtojmë që për herë të fundit nga Kosova janë larguar dy lojtarë, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja. Që të dy luajtën në dy ndeshjet e fundit me fanellën “Kuqezi” në ndeshjen e para-kualifikimeve në Euro 2024.
Armand Duka returns to Ademi, the head of FFK (Kosova)
“It’s to worry when our Albanian footballers, or from Albania, Kosovo or Macedonia, play for Switzerland or Germany, we don’t have to worry when they play for Albania” 🇦🇱 pic.twitter.com/1uO3G286qc
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) September 13, 2023