
Skuadra e Kassel arriti fitore të thellë 5-0 ndaj Schott Mainz e vlefshme për javën e tetë të Ligës Regjionale “Sudwest” (Jugperëndim) në Gjermani.
Tre gola në këtë ndeshje i shënoi mesfushori shqiptar, Alban Meha, shkruan LIG Sport
Meha shënoi dy super gola nga distanca, kurse hat-trikun e kompletoi me një penallti të bukur.
Me këto tri gola, Alban Meha shkon në kuotën e gjashtë shënimeve në këtë kampionat.
Kujtojmë që Meha tani është 37-vjeçar, kurse ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Në Europë ai ka luajtur për klubet e njohura, si: Paderborn dhe Konyaspor.
@ligsport.net E mbani në mend Alban Mehan? Ish-lojtarin “kuqezi” dhe “Dardan”. Çfarë gola ka shënuar. 😳🔥 #ligsport #viral #fypシ゚viral #golazos ♬ original sound – LIG Sport