
Skuadra e Real Madridit mbrëmë arriti fitore të vështirë me rezultatin 2-1 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.
Një paraqitje fantastike në këtë mbrëmje në “Santiago Bernabeu” bëri futbollisti i Kombëtares së Japonisë, Takefusa Kubo, shkruan LIG Sport
22-vjeçari madje tallej me lojtarët e Real Madridit. Kubo shënoi një gol të bukur nga distanca, por sistemi VAR ia anuloi për shkak të pozitës jashtë-loje.
Japonezi ishte pjesë e Real Madridit, por kjo e fundit nuk e dëshiroi ta mbante në skuadër dhe për 6 milionë euro e kishte shitur në vitin 2022.
Këtë sezon me Real Sociedad, Takefusa Kubo zhvilloi pesë ndeshje, shënoi tre gola dhe ka bërë një asist.