Sergio Ramos ende në nivel të duhur, mbrëmë bëri një ndërhyrje që ia siguroi tre pikë Sevillas

Skuadra e Sevillas mbrëmë shënoi fitore minimale ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshmë për javën e pestë të La Ligas.

Në këtë takim luajti edhe Sergio Ramos, i cili pas një kohe tejet të gjatë u rikthye sërish me fanellën e Sevillas, shkruan LIG Sport

Në fakt, 37-vjeçari ishte njeriu kyç që skuadra e tij arriti t’i siguronte tre pikë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”. Ramos bëri një intervenim tejet interesant, për t’i bllokuar shutin lojtarit kundërshtar.

Kujtojmë që golin e fitores për ekipin e Sevillas e shënoi Dodi Lukebakio në minutën e 71’të.