Nuk i pëlqeu aspak humbja ndaj Interit, Ibrahimovic shkon në Milano dhe viziton lojtarët

Skuadra e AC Milan pësoi një humbje të thellë që do ta mbajnë në mend gjatë, në javën e katërt të Serie A. Ata u mposhtën nga rivali i tyre Inter me rezultatin 5-1.

Legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic sot ka udhëtuar menjëherë për në Milano dhe është paraqitur në kampin e klubit italian, shkruan LIG Sport

Nuk dihet saktë arsyeja e kësaj vizite, por sigurisht që atij nuk i ka pëlqyer aspak humbja e thellë ndaj Interit.

Ibrahimovic tashmë një lojtar i pensionuar, sigurisht që ka çfarë t’i thotë lojtarëve të rinj që luajnë te Milani dhe kjo mund t’iu bëjë mirë vetëm një ditë para ndeshjes së UEFA Champions League ndaj Newcastle United.