“Mundësia e jetës”, Arbnor Muja gati për t’u përballur me Barcelonën në Champions League

Skuadra e Antwerp nesër do të ballafaqohet me ekipin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të kompeticionit më të madh në futbollin evropian.

Antwerp do të luajë nesër ndaj Barcelonës nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’, teksa sot kampionët belg kanë ateruar në tokën spanjolle, përcjell LIG Sport.

Në fotografitë e publikuara të ekipit të Antwerp shihet edhe Muja, i cili duket gati për nesër.

Një mundësi e mirë për lojtarin kosovar, ku do të luajë ndaj një prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Ja fotot e Antwerp, ku shihet edhe Muja: