Një çikë kosovare realizon gol në stilin e Ronaldos, Altrisa Gashi bën mrekulli me fanellën e 2 Korrikut

Në grupmoshat e reja në futbollin vendor shpesh shënohet gola të bukur, por Altrisa Gashi, futbollistja e 2 Korrikut ka bërë mrekullinë në ndeshjen e fundit.

Në ekipin e femrave të 2 Korrikut, Altrisa Gashi realizoi eurogolin e javës ndaj FC Bazelit.

Ajo shënoi me roveshatë – duke mahnitur të gjithë me mënyrën se si e realizoi këtë perlë të vërtetë.

Skuadra e saj fitoi me rezultatin 3-1, teksa ky gol i Gashit padyshim se do mbetet gjithmonë në kujtimin e futbollistes… por jo vetëm!

Shijojeni magjinë e Altrisës:

@ligsport.net

Çfarë goli i bukur nga çika e Kosovës. ❤️🇽🇰 #ligsport #kosova #girls #women #fypシ゚viral

♬ original sound – LIG Sport