Myrto Uzuni nuk ndalet as në La Liga, shënon gol të bukur ndaj Gironas

Skuadra e Granadas ka shënuar gol në ballafaqimin ndaj Gironas në La Liga, ndeshje e vlefshme për javën e pestë.

Golin e parë për ekipin e Granadas e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport.

Uzuni realizoi pas një ore lojë, duke ngushtuar kështu avantazhin e mysafirëve.

Rezultati momental i duelit është 1-3. Kujtojmë që ky ishte goli i dytë në kampionat këtë sezon për futbollistin shqiptar me fanellën e Grandas.

Ja goli i futbollistit shqiptar: