Tifozët e Milanit s’po mund të besojnë | Sulmuesi i tyre 15 vjeçar po bën mrekullinë, sot i realizoi dy gola në Champions League

Skuadra Primavera e AC Milan-it e nisi sezonin 2023-24 në UEFA Youth League në fillimin më të mirë të mundshëm me një fitore 4-0 kundër Newcastle United.

Pjesa më e madhe e dëmit u bë në pjesën e parë dhe rezultati u hap nga një prej yjeve të sezonit të kaluar, Chaka Traore. Por ai që mori vëmendjen është Franscesco Camarda, i cili realizoi dy gola, pavarësisht se po luante me 19 vjeçar dhe ai vet është 15 vjeçar, shkruan LIG Sport.

Ai fillimisht realizoi nga penalltia, kurse pak minuta më pas shënoi edhe një gol shumë të bukur për ta bërë rezultatin 3-0.

Golat e tij tregojnë se Milani ka një lojtar të mirë në radhët e tyre dhe mund të bëeht diamanti i ekipit në të ardhmen.

Ja pamjet e golave: