
Një moment historik për futbollin shqiptar ndodhi sonte në kompeticionin më të madh në Europë, UEFA Champions League.
Enea Jorgji ka debutuar zyrtarisht në Champions League. Arbitri i njohur shqiptar vendosi drejtësi në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Më saktësisht në ndeshjen mes Young Boys dhe Leipzig. Padyshim që kjo arritje i shtohet ngritjes së nivelit të Shqipërisë në arenën e sportit dhe besimit të UEFA-s karshi FSHF.
Ndeshja e gjykuar nga Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij përfundoi me fitoren e ekipit gjerman me rezultatin 1-3.
Xavi Simons remained on the ground and referee Enea Jorgji, who watched the situation via VAR, did not decide on a penalty. #UCL
pic.twitter.com/5UJGr6clQK— OuiSports (@OuiSports) September 19, 2023