Magjik është ky lojtar | Gavi shënon eurogol në Ligën e Kampionëve ndaj Antwerp

Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Antwerpit në ndeshjen që po luhet në kuadër të grupeve të Champions League.

Golin e katërt për ekipin e Barcelonës në këtë duel e ka shënuar mesfushori i talentuar, Gavi, shkruan LIG Sport.

Gavi realizoi gol perfekt me një goditje të fuqishme pas 53 minutave lojë.

Rezultati momental i takimit është 4-0. Kujtojmë që në këtë ndeshje është duke luajtur edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja.

Ja eurogoli: