Ballkani po kalon një nga momentet më të mira në historinë e klubit. Përveç aventurës europiane ku ka arritur grupet e Conference League për herë të dytë, ekipi nga Suhareka është i pandalshëm edhe në kampionat.
Pikërisht përsa i përket Superligës së Kosovës, Ballkani me fitoren që mori përballë Lirisë në shtëpi me rezultatin 4-1, shkon në kuotën e 20 ndeshjeve pa humbje. Statistika të çmendura për kampionët e Kosovës, ku përveç meritës së lojtarëve, një pikë kyçe padyshim është dhe Ilir Daja.
Në këto 20 ndeshje pa humbje, Ballkani është me rezultat pozitiv përsa i përkët fitoreve dhe barazimeve. Plot 13 fitore dhe 7 barazime për të besuarit e Dajës. Ndërsa golavarazhi i ekipit është me 37 të shënuar dhe 14 të pësuar.