Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar dy gola ndaj Freiburg në Kupën e Gjermanisë.
Muslija të parin e realizoi në minutën e 5’të pas një super aksioni të ndërtuar nga ai dhe bashkëlojtarët, shkruan LIG Sport
Futbollisti kosovar shënoi edhe një gol tjetër. Kësaj radhe individual, nga gjuajtja e lirë.
Kujtojmë që këtë sezon, futbollisti “Dardan” e ka nisur për mrekulli duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.
33′ Florent Muslija with a beautiful free kick goal.
Goal & assist vs Freiburg in the first half.pic.twitter.com/t44Krf9Gtq
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 1, 2023