LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»“1 pikë për kualifikim? Sylvinho: Jo, jeni gabim, Shqipëria hyn vetëm për fitore”

    “1 pikë për kualifikim? Sylvinho: Jo, jeni gabim, Shqipëria hyn vetëm për fitore”

    November 11, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor. Lista e lojtarëve është publikuar dhe nesër ata do të mbërrijnë në Tiranë për të nisur stërvitjen.

    Trajneri Sylvinho ka folur në konferencën e parë zyrtare dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Nga ëndrra për kualifikim, formacioni titullar, ftesa e Muçollit, por nuk mund t’iu shmangte dot as pyetjeve për Brojën e Çunin, tekniku brazilian u shpreh kështu:

    Muçolli dhe jo Çuni, pse?
    “Kemi dy finale të rëndësishme. Kemi grumbulluar 48 lojtarë deri tani. Muçolli vjen për herë të parë me mua. Mihaj është i dëmtuar dhe nuk mund të vinte, por kemi lojtarë në atë pozitë. Në sulm kemi dy pyka si Cikalleshi dhe Daku, kemi edhe dy të tjerë që mund ta bëjnë mirë këtë pozitë si Uzuni dhe Seferi. Çuni është lojtar shumë i mirë por ka të njëjtin rol me Cikalleshin dhe Dakun.

    Kemi nevojë për një sulmues anësor dhe thirrëm Muçollin. Ai është shumë teknik dhe i duhuri për ne në këto dy sfida, mund të bëjë shumë pozita, ka një bagazh shumë të mirë taktik. Luajmë ndaj dy rivalëve shumë të fortë në mbrojtje dhe Moldavia nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi deri tani.”

    A mund të shkojë diçka jo në mënyrën e duhur?
    “Janë 4 skuadra në lojë për kualifikim, nuk kam frikë por jam i përgatitur për këto dy ndeshje. Jemi të fokusuar vetëm te Moldavia. Lojtarët janë të karikuar, kemi vetëm një mungesë si Mihaj. Duhet të përgatitemi sa më mirë e të kemi impenjimin e duhur për këto finale. Futbolli luhet për 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka.”

    A duhet të jemi pragmatist për pikët?
    “Moldavia është ende në garë dhe na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të lëshojmë, tani është momenti për të bërë llogaritë por në futboll është e vështirë të bësh llogari. Na duhet vetëm 1 pikë, është gabim të shkojmë e të luajmë për 1 pikë, duhet të marrim maksimumin. Të jemi të organizuar e të vëmë zemrën e shpirtit për të luajtur ndeshjen tonë.”

    Skemë e veçantë për Moldavinë meqë nuk janë mundur kurrë në shtëpi?
    “Jo, nuk ka skemë speciale për Moldavinë, por është një ndeshje shumë vendimtare. Mund të vendoset kualifikimi në këtë ndeshje, por është një skuadër ku nuk ka asnjë humbje në shtëpi dhe ka marrë 4 pikë me Poloninë dhe Çekinë. Ka lojtarë të rrezikshëm dhe shumë të gjatë që rrezikojnë lojën në ajër. Ne fokusohemi tek ekipi ynë dhe do të bëjmë lojën tonë. Kemi lojtarë teknik, por strategjia do të jetë e njëjta. Do të luajmë në fushë për 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka.”

    Pse nuk u grumbullua Armando Broja?
    “Duhet të respektojmë shëndetin e Brojës, ka një potencial të shkëlqyer. Monitorojmë me detaje 56 lojtarë. Broja nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga grumbullimi i fundit dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë. Lojtari ka nevojë për kohë rikuperimi, qetësisht. Nuk ka luajtur me Chelsean që pas pauzës së Kombëtares. Mihaj është ndryshe, u dëmtua dhe do të qëndrojë 3-4 javë jashtë fushës së lojës. Broja ka nevojë për kohën e duhur për t’u rikthyer sa më mirë në fushën e lojës.”

    Ftesa nga Superliga shqiptare dhe a do të ketë ndryshime për Ishujt Faroe?
    “Nuk ka rëndësi nëse luan në Shqipëri apo Kore, duhet cilësia e futbollistit. Monitorojmë 56 lojtarë dhe nuk ka peshë ku luan. Pas Moldavisë, kemi 3 ditë kohë dhe nëse do të ketë nevojë për ndryshim apo mungesa mund të bazohemi te lista e pritjes që kemi për të ftuar ndonjë lojtarë qoftë nga kampionati shqiptar apo të huaj.”

    A duhet të synojë Shqipëria vendin e parë për të patur më të lehtë grupin në Europian?
    “Nuk kemi ndeshje të lehta, që kur folëm në fillim thamë që objektiv ishte të vinin në kushte kualifikimi në nëntor. Ia dolëm dhe jemi në kushtet e duhura, jam i kënaqur nga skuadra dhe ambienti. Fokusi është aty, po jetojmë një ëndërr prej 10 muajsh. Nuk luajmë ndaj rivalëve më të lehtë. Ndaj Polonisë dhe Çekisë, ka qenë ndeshja 0-0 me Ishujt Faroe deri në minutën e 70-të. Futbolli luhet në fushë dhe duhet të fokusohemi së pari te Moldavia.”

    A e mendoje që do të arrije në këto nivele si trajner? A do të riktheheshe të drejtoje një klub apo do të vazhdoje me Kombëtare?
    “Aktualisht jam me mendje vetëm te Shqipëria, po jetoj një moment shumë të bukur dhe na mungon vetëm hapi final. Mendoj vetëm për ndeshjen, duhet të bëjmë një sforco të fundit për të shkuar në Europian. Jeta e një trajneri nuk është e lehtë. E ardhmja është aty por nuk e mendoj për momentin. Kur erdha herën e parë m’u desh të ambientohesha për 3-4 javë.”

    Që nga Varshava kur morët në dorë këtë ekip e deri më sot që jemi një hap larg kualifikimit, cili mendoni se është ndryshimi thelbësor që keni bërë që ka ndikuar në ecurinë e skuadrës?
    “Lojtarët i kutpuan idetë tona, E kuptuan që përfaqësojnë kombin e tërë. Nuk ka një çelës sukses, janë shumë, por kryesore është kur punon dhe lojtarët e të gjithë krijojnë besimin e duhur. E nisën në një transfertë të vështirë me Poloninë. Pavarësisht humbjes, lotjarët i kuptuan idetë tona. Ajo që është bërë deri tani është meritë e të gjithëve por veçanërisht e lojtarëve që kanë dhënë zemrën e shpirtin në fushë pasi përfaqësojnë një komb të tërë.”

    Diçka për t’u shqetësuar me Nedim Bajramin?
    “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, do të vijë sipas programit. Ishte në stol në ndeshjen e fundit, por edhe në grumbullimin tjetër nuk është se u aktivizua me Sassuolon. Ndonjëherë janë zgjedhje trajnerësh.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Parashikohet formacioni i Napolit për sezonin e ri, nuk përfshihet Amir Rrahmani!?

    May 9, 2025

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.