Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikim në Euro 2024, që mbahet vitin tjetër në Gjermani.
Golin për 1 me 0 e ka shënuar futbollisti Ruben Vargas në minutën e 47’të, shkruan LIG Sport
Vargas shënoi me kokë pas një gabimi në mbrojtjen “Dardane”, për t’i dhënë epërsinë “Helvetikëve”.
Kujtojmë që në rast se Kosova pëson humbje sonte zyrtarisht do të eliminohet dhe nuk do të marr pjesë në Euro 2024.
GoaL! | Switzerland 1-0 Kosovo | Ruben Vargas pic.twitter.com/FfnxZfH2xY
— Larex sports (@npaakmph) November 18, 2023