
Flamuri serb ma hartën e Kosovës vazhdon të shfaqet në organizime sportive. Në ndeshjen mes dy skuadrave serbe Partizani dhe Crvena Zvezda në Euroligë të basketbollit u shfaq ky flamur.
Një flamur i tillë qarkulloi edhe në shtetin e Katarit aty ku po mbahet Kupa e Botës në futboll. Madje Kombëtarja e Serbisë e kishte futur edhe në dhomat e zhveshjes, shkruan LIG Sport
Për rastin në Katar, shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dënuar Federatën serbe me 20 mijë franga.
The ENERGY at Stark Arena👀@PartizanBC pic.twitter.com/BVRmA37Q4f
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) December 8, 2022