Futbollisti i Kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko ndryshoi sport dhe mposhti ekipin nga Kosova në lojën, Counter Strike.
Mbrojtësi i Arsenalit luajti dje në fitoren 2-1 të ekipit ukrainas Passion UA ndaj ekipit nga Kosova, Illyrians, shkruan LIG Sport
Zinchenko dje bëri debutimin e tij në këtë lojë dhe arriti fitore duke mposhtur ekipin kosovar.
Kujtojmë që mbrojtësi i krahut kohëve të fundit është duke luajtur një rol të madh në suksesin e Arsenalit në Premier League dhe në garat tjera.
FIRST KILL BY ZINCHENKO IN PRO CS pic.twitter.com/aVLoqjsIMR
— PassionUA.gg (@PassionuaGG) December 6, 2023