“Po, jam futbollistja më e bukur në botë” | Ana Maria Markovic flet për LIG Sport dhe tregon rreth karrierës sportive!

Ana Maria Markovic e njohur si ‘futbollistja më e bukur në botë’ flet për LIG Sport në lidhje me karrierën e saj futbollistike.

Është 23-vjeçare nga Kroacia që luan te skuadra nga Zvicra, Grasshoppers. Në fakt ajo është rritur në Zvicër, por që e reprezanton shtetin e familjarëve të saj.

Gjatë intervistës për faqen sportive LIG Sport ajo tregon rreth vitit 2022 dhe statistikave të saj:

Vitit 2022 ishte fantastik dhe emocionues. Por çdo vit i ri që fillon pres dhe shpresoj që të jetë më i mirë se ai i mëparshmi dhe punoj për ta bërë të tillë. Në vitin 2023 do të luftojë për t’i rritur statistikat e mia”, ka thënë futbollistja Ana Maria

Shumë e cilësojnë si ‘femra më e bukur’ që merret me futbollin, por ajo tregon edhe për komentet seksiste që i merr pothuajse çdo ditë.

Për fat të keq, komente të tilla marrë për çdo ditë. Në fillim nuk u ndjehsha mirë, sigurisht që edhe shkaku i familjes, por tani jo edhe pse sigurisht janë të pakëndshme”, thotë për LIG Sport futbollistja kroate

A ka kontakte me ndonjë futbollist shqiptar? Ana Maria tregon që ‘po’, por nuk përmend emrat:

Kam kontakte me lojtarë të njohur. Të jesh futbolliste është shumë normale sepse ne e bëjmë të njëjtin profesion…”

Ëndrra e saj është që një ditë të luaj në Premier League. Ajo e cilëson futbollin anglez si më të mirin. Kurse përmes rrjeteve sociale gjithmonë ka treguar simpati për klubin e Chelseat.

“Femra më e bukur në futboll”? Sigurisht që ky epitet i pëlqen Ana Maria Markovic.

Mendoj se është pak subjektive. Por më pëlqen kur më thojnë kështu. Madje ka komente të tilla: ‘do doja t’i pastroja çorapet e juaja apo edhe atletet sportive pas ndeshjes. Pa i ikur pyetjes, e konsiderojë vetën të tillë”, thotë për fund Ana.

23-vjeçarja luan si sulmuese te ekipi i Grasshoppers. Para se të transferohej te kjo e fundit, ajo karrierën e nisi në ekipin e FC Zurich. Lojtari i saj më i preferuar është Cristiano Ronaldo, kurse kroat: Luka Modric.

Intervista u realizua nga LIG Sport ©️