Skandal në NBA! Hayes godet basketbollistin kundërshtar dhe e nokauton si në boks

Një moment i sikletshëm ka ndodhur në ndeshjen e NBA-së, mes Detroit Pistons dhe Orlando Magic, e cila përfundoi me rezultatin, 121-101.

Basketbollisti Killian Hayes goditi me grusht të fortë mbrapa kokës lojtarin kundërshtar, Moe Wagner, shkruan LIG Sport

Gjermani 25-vjeçar për një moment humbi ndjenjat, pasi goditja që mori ishte mbrapa kokës.

Sigurisht që stafi i NBA-së pritet t’i shqyrtojë një dënim basketbollistit të Detroit për gjestin skandaloz.