Të gjithë po luten për të | Në Amerikë ndodh rasti i Eriksenit, lojtari i NFL pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

I gjithë komiteti sportiv në Amerikë dhe me gjerë janë duke u lutur për shëndetin e lojtarit, Damar Hamlin i cili në ndeshjen e fundit pësoi arrest kardiak.

Atij i është dashur një intervenim i shpejt dhe pothuajse i njëjtë sikur ai i Christian Eriksen, futbollistit të Danimarkës, që ndodhi gjatë Kampionatit Europian, shkruan LIG Sport

24-vjeçari luan te skuadra Buffalo Bills. Ai tani gjendet në spital duke marrë kujdesin e veçantë nga mjekët.

Klubi para disa ore tregoi se lojtarit iu rikthye zemra pas intervenimit të shpejt të mjekëve në fushë, kështu gjendja e tij për momentin është stabile.