Skuadra e Romës e ka nisur mirë vitin e ri 2024, pasi fitoi në shtëpi ndaj Cremonense me rezultatin 2-1, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Romelu Lukaku ishte njeriu i ndeshjes, pasi arriti të shënonte një gol të bukur dhe për ta barazuar rezultatin, shkruan LIG Sport
Kur Lukaku përfundoi në Romë gjatë afatit kalimtar të verës, të gjithë thoshin është lojtar i hargjuar.
Por, sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës këtë sezon ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje me Romën në të gjitha garat, (plus 14 me Belgjikën në rrugë për Euro 2024).
Mourinho ball, Lukaku goal.
14 goals in 21 starts for Lukaku at Roma.pic.twitter.com/EVNDdfGUDm
— IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) January 3, 2024