Skuadra e Tottenham Hotspur shënoi golin e epërsisë ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në fazën tjetër të FA Cup.
Golin për 1-0 e shënoi futbollisti Pedro Porro në minutën e 79’të, shkruan LIG Sport
Mesfushori spanjoll shënoi një gol tejet të bukur nga distanca duke mposhtur portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.
Vërtetë portieri i Kosovës nuk reagoi fare dhe vetëm e shikoi topin duke shkuar në rrjetë.
OH MY 🤯
A moment of brilliance from @Pedroporro29_ for @SpursOfficial 💥#EmiratesFACup pic.twitter.com/XYtGcPcTf7
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 5, 2024