Armando Broja është gjithmonë e më larg “Stamford Bridge” dhe largimi i tij është çështje ditësh. Për të interesimet nuk kanë munguar, por e ardhmja e sulmuesit të kombëtares pritet të jetë sërish në Premier League.
Sipas “The Guardian” skuadra e West Ham do të hidhet “all-in” në sulm për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar. Sipas medias britanike bëhet me dije se “Çekanët” janë refuzuar nga Aston Villa mbi transferimin e Jhon Duran. Në këto kushte alternativa e vetme është Broja.
Por trajneri, Maurizio Pochettino foli për situatën e Armando Brojës dhe u deklarua me këto fjalë:
“Armando Broja po largohet? Për momentin nuk ka asnjë lajm”.
🔵 Pochettino on new signings for Chelsea: “No updates. Nothing to say”.
“Armando Broja leaving? At the moment, no news”.
“It's quiet. It's a good thing. We are working really well”. pic.twitter.com/iBzNmeDXGM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 22, 2024
Në fakt sulmuesi i kombëtares shqiptare pëlqehet nga trajneri i West Ham, David Moyes, i cili ka dhënë edhe “OK” e tij për Brojën. Ndërkohë Chelsea ka një kusht për të lënë të lirë 22-vjeçarin. Do të pranonin të huazonin sulmuesin në këtë merkato me kusht që në verë skuadra që siguron shërbimet e tij të blejë pëfundimisht kartonin e sulmuesit për shifrën e 40 milionë euro. Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e 22-vjeçarit, i cili kërkon sa më shumë minuta për të luajtur në mënryë që të jetë gati për Euro 2024.