Ballkani fiton Superkupën e Kosovës, mposht Llapin e Tahir Batatinës në Turqi

Skuadra e Ballkanit është shpallur kampion i Superkupës së Kosovë, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Tahir Batatinës, Llapin. Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi, Lumbardh Dellova – pas një harkimi fantastik të Armend Thaqit, ai goditi me kokë saktë drejt portës së kundërshtarit, shkruan LIG Sport

Kujtojmë që skuadra e Llapit ishte me një futbollist më pak në fushë qysh nga pjesa e parë (min 28), ku lojtari Bekim Maliqi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.