Afrika e Jugut ishte Kombëtarja e fundit që siguroi gjysmëfinalen në AFCON pasi eliminoi Cape Verde.
Ishin penalltitë vendimtare pasi ndeshja në 120 minuta u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan LIG Sport
Portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams mbrëmë ishte në super formë dhe arriti të bënte katër pritje të penalltive, nga pesë sa i goditën lojtarët kundërshtar.
Kjo ishte hera e parë në histori të AFCON, që një portier pret katër penallti.
Ronwen Williams has become the first goalkeeper to ever save 4 penalties in a single TotalEnergies AFCON shootout. 🤯🇿🇦#TotalEnergiesAFCON2023 pic.twitter.com/35g7qPeB2D
— CAF (@CAF_Online) February 4, 2024