
Autoritetet spanjolle kanë vendosur që të ndryshojnë burgun ku për momentin qëndron i ndaluar në pritje të seancës gjyqësore futbollisti Dani Alvesh. Mbrojtësi brazilian është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare në një diskotekë në Barcelonë.
Përmes rrjeteve sociale, për herë të parë ka reaguar edhe gruaja e futbollistit brazilian, Joana Sanz, shkruan LIG Sport
📽📽 Así es la tinerfeña Joana sanz, mujer de Dani Alves pic.twitter.com/jBfDTcWJmy
— eldia.es (@eldia) January 23, 2023
Gjatë këtij reagimi me video në rrjetin social Instagram ajo asnjëherë nuk përmendi emrin e ish-lojtarit të Barcelonës.
“Doja ta bëja këtë video që të më shihnin. E di që ka shumë njerëz që janë shumë të shqetësuar. Tani kam një moment qetësie brenda gjithë stuhisë që kam mbi mua. Dua të falënderoj shumë njerëz të cilët po më mbështesin. Kam disa mesazhe të çmuara. Më ngushëllojnë shumë. Faleminderit shumë.
Joana Sanz: “Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime”
“Ju lutem shkoni në komunikimin mediatik që janë jashtë shtëpisë sime për të respektuar privatësinë time në këtë kohë. Nëna ime ka ndërruar jetë një javë më parë. Unë sapo kam filluar të supozoj se ajo nuk është më pranë për t’u torturuar me situatën e burrit tim, kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime. Keni pak empati në vend që të kërkoni kaq lajme në dhimbjen e të tjerëve faleminderit”.
Joana Sanz, la mujer de Dani Alves, manda un mensaje de agradecimiento a sus seguidores #DaniAlves #LaIslaDeLasTentaciones1 #yoveosalvame #MarioVaquerizo pic.twitter.com/zbro0TMFIh
— Maryna Barcelona (@MarynaBarcelona) January 24, 2023