Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të parë me fanellën e ekipit të ri Yilport Samsunspor në duelin ndaj Antalyaspor.
Muja e nisi ndeshjen nga banka rezervë, për t’u inkuadruar pastaj në minutën e 69-të. Po zhvillohej minuta e 91-të e ndeshjes kur Muja u gjend mjaft mirë në zonë për të shënuar për 2-0 pas asistimit të bashkëlojtarit të tij Carlo Holse, shkruan LIG Sport
Pas ndeshjes futbollisti shqiptar u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e tij dhe me transferimin në ekipin turk.
“Jam i lumtur që fituam. E kam pritur një atmosferë të tillë këtu. Jam i lumtur që jam futbollist i klubit të Samsunsporit. Edhe pse kam ardhur të dielën në mëngjes, unë ndjehem si në shtëpi. Kam pasur kohë vetëm një ditë për t’u përgatitur. E kam pa qysh në ndeshjen e parë që kemi konektim me bashkëlojtarët dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Arbnor Muja pas ndeshjes
Maç sonrası Arbnor Muja'nın açıklamaları #Samsunspor 🔴⚪️ pic.twitter.com/QIODpjfkPy
— İsmet Menteşe🔴⚪ (@ismetmentese55) February 12, 2024