Djokovic qan si fëmijë | Fiton Australian Open dhe barazon Rafa Nadalin me Grand Slam

Novak Djokovic ka fituar titullin e 10-të nê Australian Open pasi mposhti me lehtësi kundërshtarin e tij nga Greqia, Stefanos Tsitsipas me rezultatin 3-0 në sete.

Pasi fitoi pikën e fundit, tenisti serb shkoi në tribuna për të festuar me familjarët e tij. Aty, Djokovic u shtri dhe filloi të qante si një fëmijë, shkruan LIG Sport

Kjo vjen për shkak të mundit që kaloi gjatë kësaj gare dhe kritikave të mëdha që mori nga shikuesit.

Djokovic tani ka barazuar tenistin spanjoll, Rafa Nadal me nga 22 tituj të Grand Slams, kurse Roger Federer mbetët me 20.