E majta e tij fantastike | Futbollisti i Dritës realizon gol në stilin e Arjen Robben

Skuadra kosovare, Drita FC ka shënuar fitore në miqësoren e radhës në Turqi – në prag të gjysmësezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Intelekualët’ mposhtën minimalisht 1 me 0 ekipin nga Ukraina, Kryvbas – me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e shtatët të takimit, shkruan LIG Sport

Selmani realizoi një gol të bukur me këmbën e tij të majtë, në stilin e legjendës së futbollit, Arjen Robben.