Tek Dinamo Zagrebi prej muajsh kanë ‘ëndërruar’ për një rikthim të Luka Modric, diçka që mund të ndodhë këtë verë.
Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar nga mediat kroate se kontaktet e para mes Dinamos dhe Luka Modric tashmë kanë nisur, teksa presidenti i Dinamos, Mirko Barisic, duke thënë se dera e Dinamos është e hapur për të.
Modric ishte anëtar i Dinamos nga viti 2000 deri në 2008 para se të transferohej tek Tottenhami. Më vonë, ai u bë futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat teksa në 2018 fitoi Topin e Artë falë performancave të tij në Kupën e Botës.
Siç raporton mediumi kroat 24sata.hr, drejtuesit e Dinamos duan ta kthejnë Lukën në ‘shtëpi me të gjitha forcat, ani pse ylli i Real Madridit ka oferta serioze nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.