Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider në Bundesligë, derisa në fundjavë fitoi përballë Mainz me rezultatin 2:1 dhe njërin nga dy golat e shënoi Granit Xhaka.
Xhaka pos golit ishte edhe nga me të mirët në ekipin e tij, duke zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë, shkruan LIG Sport.
Në 11-shen e javës, mesfushori i Bayer Leverkusenit është përfshirë për herë të tretë.