Milot Rashica ka pasur një ditë pushim dhe këtë e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi është dalë në darkë së bashku me familjen e tij.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës vizitoi restaurantin më të mirë në Stamboll, ku si kuzhinjer ka të famshmin, Nusretin, shkruan LIG Sport
Kuzhinjeri turk ia përgatiti një ushqim special lojtarit të Besiktasit, i cili këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste.
Kujtojmë që skuadra e Besiktasit këtë vikend nuk luan, kurse të hënën takohet me Gaziantep në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Turqisë.
Milot Rashica viziton Nusr-etin, ylli kosovar ngopet me mishin e kuzhinjerit të famshëm 🥩🥩 pic.twitter.com/vSEcsTY3XA
— LIG Sport (@lig_sport) March 10, 2024