Skuadra e Interit sonte luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për kualifikim tutje në raundin çerekfinal.
Në konferencë për media, Simone Inzaghi foli edhe për muajin e shenjtë, Ramazani, shkruan LIG Sport
Ai tregoi se ku është duke agjëruar prej lojtarëve të tij para ndeshjes me Atletico Madrid.
“As Thurami, e as Hakan Calhanoglu. Vetëm një lojtar i Primavera-s, Sarr është duke agjëruar”, u shpreh Inzaghi
Kujtojmë që Interi ka fituar ndeshjen e parë në “Guiseppe Meaza” me rezultatin minimal 1:0, kurse sonte pritet të jetë spektakël në “Wanda Metropolitano”.
Ramadan? "Neither Thuram nor Hakan Only Sarr, a Primavera boy, does it." 🇸🇳
• 🗣️ | Simone Inzaghi 🇮🇹 pic.twitter.com/EVTOHJgdEc
— Nerazzurri Society (@nerazzurriSoci_) March 12, 2024