Sezoni i ri në Rumani ka filluar dhe tashmë skuadrat kanë luajtur xhiron e parë.
Sulmuesi kosovar, Albin Berisha dje ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e ekipit të tij, Petrolul ndaj Gloria Buzua, përcjell GazetaBlic Sport.
Berisha ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë – pasi gjatë 90 minutave prodhoi më së shumti nga ekipi i tij.
Ai fillimisht realizoi gol për Petrolul në minutën e 52’të të ballafaqimit, por VAR e anuloi atë për shkak të pozicionit jashtëloje.
Pesë minuta më vonë, Albin Berisha fitoi penallti, por bashkëlojtari i tij, Grozav nuk u tregua i saktë nga 11 metra distancë.
Në vlerësimet e SofaScore, Berisha u vlerësua si një nga lojtarët më të dalluar.