Skuadra e Rapid Bucurestit ka barazuar rezultatin ndaj CFR Cluj në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit rumun.
Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport
Rrahmani realizoi gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53’të.
Ky ishte goli i parë për Rrahmanin këtë sezon të ri në Rumani.
Kujtojmë që për Cluj është duke luajtur futbollisti tjetër kosovar, Meriton Korenica. Kurse në bankë rezervë janë Armend Thaqi dhe Florent Hasani.