Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti është futur në formacionin e javës në Championship të Anglisë.
Sulmuesi anësor shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të Bristol Cityt ndaj Portsmouthit e cila u mbyll me shifrat 3:0, shkruan LIG Sport
Mehmeti ishte më i miri në fushë duke shënuar dy gola dhe për këtë arsye emri i lojtarit shqiptar gjendet në 11-shen e javës në faqen e njohur “Sofascore”.
Lojtari “kuqezi” është vlerësuar me notën 8.4.