Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat.
Hoxha me Dinamo Zagrebin shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e skuadrës së tij 3:0 ndaj Sibenik, shkruan LIG Sport
Futbollisti shqiptar u vlerësua me notën 8.2 nga sajti i njohur i statistikava, Sofascore dhe është futur në 11-shen më të mirë.