Kapiteni i Empolit, Ardian Ismajli bëri një super paraqitje mbrëmë në barazimin 1:1 ndaj Lecce-s në raundin e 12-të në Serie A.
Ismajli u vlerësua lartë nga faqja e njohur “Flashscore”. Ai mori notën më të mirë në ndeshje, 7.8, shkruan LIG Sport
Kjo nuk ishte hera e parë që Ismajli zhvilloi paraqitje të mirë me fanellën e klubit italian.
Kujtojmë që mbrojtësi “kuqezi” është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës.