Armando Broja nuk ka humbur kohë dhe siç duket, ka gjetur të dashurën e re. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka nisur një marrëdhënie të re dashurie.
“Class Magazine” ka “kapur mat” çiftin e ri duke ecur në rrugët e Londrës. E dashura e yllit të futbollit është influencer dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata janë fotografuar së bashku dhe duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Siç shihet, Broja ka gjetur shpejt dashurinë e re, pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare. Qëndroi i lidhur për 1 vit e gjysmë, ndërsa tashmë është në një marrëdhënie me britaniken.
Kujtojmë që Armando Broja ishte i grumbulluar për ndeshjet e Kombëtares për kualifikueset e EURO 2024, por u largua për shkak dëmtimi.