Skuadra e Chelseat ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet miqësore para-sezonale.
Blutë e Londrës me trajnerin e ri, Enzo Maresca kanë shijuar edhe fitoren e parë, duke mposhtur 3:0 Club America nga Meksika, shkruan LIG Sport
Armando Broja u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati një mundësi shumë të mirë për të shënuar gol.
Por, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk arriti të realizonte edhe pse ishte veç me portier.
Rastet e tilla të huqura nuk i lënë shije të mirë trajnerit Enzo Maresca. Kujtojmë që Broja ende nuk e di të ardhmen e tij, me shumë oferta që tashmë i ka në tavolinë.