Armando Sadiku vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmit tek ekipi i tij Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi kuqezi ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 2-2 përballë Odisha FC.
Mohun Bagan ishte në disavantazhin e dy golave, kur Sadiku shënoi golin e parë në minutën e 58’ të sfidës. Kur u mendua se gjithçka u mbyll, ishte përsëri bomberi elbasanas që gjeti rrugën e rrjetës. I vetëm përballë portierit, Sadiku e kaloi topin poshtë këmbëve të këtij të fundit për ta dërguar në rrjetë.
Pas ndeshjes, 32-vjeçari u vlerësua me notën 8.2. Me këtë dopietë, Sadiku shkon në kuotën e 3 golave në kampionat.
Behold the @mohunbagansg magic! 🪄
Armando Sadiku’s brace turns the tide from being two goals down to an epic equalizer – that’s how the game swings. 🤌🏻🤯#MBSGOFC #ISL #LetsFootball #ISLonSports18 #ISLonJioCinema #ISLonVh1 #JioCinemaSports pic.twitter.com/x4Zp4vGghJ
— Sports18 (@Sports18) December 6, 2023