Futbollisti shqiptar, Art Tërstena është bërë me skuadër të re në futbollin gjerman.
Tërstena ka nënshkruar me klubin e TV Kraiburg, që ka trajner Daniel “Zico” Ziegler, shkruan LIG Sport
Mesfushori shqiptar ishte pjesë e Vfl Waldkraiburg që prej fëmijërisë, por tashmë ka ndërruar ambient për të pasur më shumë minuta profesionale.
“Arritëm ta bindim një lojtar të ri, të talentuar dhe shumë potencial. Arti ka gjithçka që i nevojitet skuadrës për të pasur sukses në sezonin e ardhshëm”, u shpreh kreu i klubit Uli Stenger.
Në sezonin e kaluar, mesfushori shqiptar luajti për ekipin e dytë të Waldkraiburgut, shënoi katër gola në 12 ndeshje.
“Jam i lumtur që sezonin e ardhshëm do të luaj në TV Kraiburg. Do të takojë shumë fytyra dhe miq të ri. Më pret një ekip i ri, në të cilin dua që të arrij sukses në të ardhmen”, u shpreh Art Tërstena
Tërstena do të jetë në fushë për herë të parë me shokët e skuadrës së tij të re, në nisjen e stërvitjeve për sezonin e ri gjatë 8 korrikut në Kraiburger Wildbacharena.
View this post on Instagram