LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Asllani shumë i motivuar për Europianin: Mezi pres të luajë ndaj Italisë, do t’i tregojë Sylvinhos për lojtarët e Interit

    Asllani shumë i motivuar për Europianin: Mezi pres të luajë ndaj Italisë, do t’i tregojë Sylvinhos për lojtarët e Interit

    June 4, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë e Silvinjos kanë mposhtur pastër 3-0 Lihtenshtajnin në takimin e parë miqësor në prag të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Një ndeshje e dominuar nga ekipi ynë kombëtar, që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Brojës, Asanit dhe Muçit. Pas përfundimit të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.

    Asllani: “Po të më bëjë stafi ca pyejte për shokët e skuadrës (te Interi) do t’i përgjigjem. Por të gjithë i njohim lojtarët e Italisë. Është një ndeshe që me zor po presim ta luajmë. Nëse do të ketë nevojë skuadra për ndonjë top të gjatë, do ta jap dhe shpresoj të jetë asist. E dimë që Europiani nuk vjen çdo vit. Këto ndeshje na duhen për të na vënë benzinë në këmbë ne që luajmë më pak. Unë jam 22 vjeç dhe sa herë më jepet shansi të hyj në fushë duhet të jap diçka. E falenderoj sa herë trajnerin Silvinjo që edhe me pak minuta më ka future në fushë. ”.

    Broja: “Gjërat me klubin nuk shkojnë gjithmonë siç do ti. Por e vendos trajneri dhe nuk ke çfarë t’i bësh. Por kur vij këtu kam një emocion tjetër. Këtu luaj ashtu si dua unë, futbollin që më pëlqen. Kur je i qeshur dhe argëtohesh në fushë luan futboll më të bukur. Gjithmonë kam qenë gati. Trajneri zgjedh ekipin dhe unë vetëm jap maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar ekipin me gola, me asiste me performanca të mira. Jam sulmues dhe sulmuesi këtë detyrë ka, për të shënuar sa më shumë gola. Për këtë jam këtu. Shpresoj që Zoti të më ndihmojë mua që të shënoj sa më shumë për Kombëtaren. Jam shumë mirë nga ana fizike. Kam punuar edhe vetëm për të qenë në formën maksimale. Besoj se kam kthyer si para dëmtimit. Sapo u ktheva, të gjithë çunat ishin shumë të mirë me mua. Kemi shumë skuadër të bukur dhe të fortë. Shkojmë të gjithë mirë bashkë. Edhe jashtë stërvitjes rrimë të gjithë bashkë. Trajneri na ka bashkuar si ekip. Luajmë edhe për tifozët. Sa herë vij këtu më japin një dorë për të më mbështetur. I falenderoj të gjithë shqiptarët”.

    Asani: “Këtu në Hungari kam luajtur disa vite dhe jam ndjerë shumë mirë. Stafi në Kombëtare më ka ndihmuar shumë. Pavarësisht se nuk kam luajtur shumë me klubin, jam stërvitur maksimalisht për të kapur formën për Europianin, por edhe për miqësoret. Na pret një rrugëtim i vështirë. Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne japim maksimumin për këtë fanellë që të marrim 3 pikët, ose një fitore në miqësore që na ngre moralin. A do i gjuaj unë gjithmonë goditjet e dënimit? Nuk e di, e vendos stafi. Ne jemi një familje e madhe dhe kushdo që e merr përsipër të gjuajë duhet të shënojë dhe të na japi tre pikët. Jemi një grup shumë i fortë. Po përgatitemi shumë me stafin dhe besoj se do të bëjmë gjëra të mira. Na pret një ndeshje shumë e madhe kundër Italisë. Kush do jetë në fushë do të japi maksimumin për këtë fanellë, sepse është shumë e rëndë. Muçi më falenderoi për golin”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    I kanë rënë edhe flokët, por David Luiz vazhdon me ndërhyrje fantastike si super mbrojtës

    April 21, 2025

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    April 20, 2025

    Ermal Krasniqi asiston bukur në Çeki me Sparta Pragën

    April 19, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,240

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.