Kosova është aktualisht në kërkim të një trajneri dhe De Biasi është alternativë e mundshme. Ish-trajneri i Shqipërisë tregoi për Euronews se e kanë numrin e tij, ndërsa do jetë i ndëruar po të bëjë të njëjtat gjëra si me Shqipërinë.
Megjithatë shtoi se përtej lajmeve të përhapura, deri tani nuk ka pasur kontakt me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Duke qenë se Presidenti i Federatës e di numrin tim të telefonit sepse në të kaluarën kemi kontaktuar shpesh, do isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra si me Shqipërinë. Kosova ka shumë cilësi dhe besoj janë kushtet për të punuar mirë. Gjithçka varet dhe nga fakti i përbërjes së grupit. Duhet ngritja e një grupi kompakt, arritja e objektivave është e mundur”, u shpreh De Biasi.
– A je kontaktuar nga drejtuesit të FFK:
Momentalisht jo nuk jam kontaktuar.