Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu vazhdon të bëjë paraqitje të mira edhe psë në moshë 34-vjeçare.
Nuhiu është futur në formacionin javës së 21-të në Bundesliga të Austrisë me notën 8.0, shkruan LIG Sport
Ish-lojtari i Sheffield Wed luajti gjithë ndeshjen në barazimin e skuadrës së tij Altach pa gola ndaj LASK Linz ku luan kosovari tjetër, Valon Berisha.
Gjatë këtij sezoni, Atdhe Nuhiu ka zhvilluar 18 ndeshje (jo të gjitha startues) dhe ka shënuar vetëm një gol.