Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’ dhe pas stëritjes të së enjtes, djemtë kanë vazhduar përgatitjet.
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara, “Legjionarët” kanë vijuar punën intensive në kuadër të kësaj sfide, ku deri më tani djemtë tanë kanë premtuar se do të bëjnë çdo gjë për të arritur një rezultat historik, që do të na bënte ta mbajmë mend gjatë këtë aventurë në Evropianin e Gjermanisë.
Deri më tani, nuk raportohet të ketë asnjë mungesë për tekniku brazilian, i cili ndryshe nga sfidat e para të Euro 2024, ndaj Spanjës dhe Kroacisë, këtë herë duhet të bëjë me shumë kujdes zgjedhjet sa i takojnë formacionit titullar, nëse kërkon të hyjë në historinë e futbollit shqiptar.