Author: Admin
Messi dhe Suarez shënuan në fitoren 3-1 të Miamit, por argjentinasi u zëvendësua pasi pësoi një dëmtim që do ta detyrojë atë të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Miamit në MLS. Lionel Messi shënoi një gol dhe bëri një asist përpara se të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në këmbë, teksa Inter Miami mundi Nashville 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Kupës së Kampionëve CONCACAF, shkruan LIG Sport Inter Miami pret fituesin e CF Monterrey dhe FC Cincinnati në raundin tjetër. Këto skuadra do të luajnë në Meksikë të enjten mbrëma, me…
Skuadra e Atletico Madrid u kualifikua në çerekfinale të UEFA Champions League, pasi mposhti gjatë penalltive Interin. Kur gjyqtari dha sinjalin për ta mbyllur vazhdimin e dytë, Cesar Azpilicueta mblodhi bashkëlojtarët e tij dhe u mbajti fjalim motivues, shkruan LIG Sport Të gjithë e dëgjonin ish-kapitenin e Chelseat edhe pse te skuadra spanjolle shiritin e mban mesfushori Koke. Azpi gjatë karrierës së tij ka fituar shumë tituj dhe sigurisht që i vetmi aty ishte me eksperiencë dhe fjalimi i tij i motivoi lojtarët për ta mposhtur Interin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. https://twitter.com/finallyxpablo/status/1768067786381602970
Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Interit, e vlefshme për kualifikim në raundin tjetër të UEFA Champions League. Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Holandës, Memphis Depay, shkruan LIG Sport Depay shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 87’të dhe tani rezultati i përgjithshëm është 2:2, që do të thotë se ndeshje mund të shkoj në vazhdime. Kujtojmë që golat e parë në këtë ndeshje i shënuan: Dimarco dhe Antonie Griezmann. https://twitter.com/tekkersfoot/status/1768030485119107413
Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Interit, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Champions League. Golin për 1:1 në “Wanda Metropolitano” e shënoi futbollisti i Kombëtares së Francës, Antonie Griezmann, shkruan LIG Sport Sulmuesi francez shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e kundërshtarëve vetëm pas disa sekondave kur italianët kaluan në epërsi me anë të Dimarcos. Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në “Gusiepe Meazza” ishte mbyllur me fitore të italianëve me rezultatin minimal 0:1. 1-1.GRIEZMANN HAS EQUALIZED !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/0iTOWXnUKY— Football Report (@FootballReprt) March 13, 2024
Skuadra e Interit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Champions League. Golin për 1:0 në “Wanda Metropolitano” e shënoi futbollisti i Kombëtares së Italisë, Federico Dimarco, shkruan LIG Sport Mbrojtësi italian shënoi një gol të bukur në minutën e 32’të pas një asisti nga Nico Barella. Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në “Gusiepe Meazza” ishte mbyllur me fitore të italianëve me rezultatin minimal 0:1. CHE GOL DI FEDERICO DIMARCO!!! CHE ASSIST DI NICOLÒ BARELLA!!!#UCL #ChampionsLeague pic.twitter.com/iwjdIGtzVX — Football Report (@FootballReprt) March 13, 2024
Trajneri i Porto-s, Sergio Conceicao, ka akuzuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta se ka fyer familjen e tij ndeshës së Champions League. Skena pas ndeshjes së 1/16-tës mes Arsenalit dhe Portos tërhoqi shumë vëmendjen e tifozëve të futbollit. Trajneri i portugezëve, Sergio Conceicao, erdhi te Mikel Arteta dhe i tha në sy se kishte dëgjuar mallkime drejtuar prindërve të tij të ndjerë. Edhe pse Arsenali mohon akuza të tilla, Conceicao deklaroi me vendosmëri se gjatë gjithë ndeshjes specialisti spanjoll përdori fjalë sharje. “Arteta ofendoi familjen time. I thashë që personi që ai ofendoi nuk jeton më”, tha Conceicao pas ndeshjes.…
Armando Sadiku ishte padyshim një nga pikat kyçe në fitoren që ekipi i tij, Mohun Bagan arriti në transfertë përballë Kerala Blasters. Ndeshja e vlefshme për kampionatin indian të futbollit, përfundoi me fitoren 3-4 të Mohun Bagan. Sadiku ishte pikërisht autor i dy golave për të tijët. Në fillim ishte shqiptari ai që hapi serinë e golave në minutën e katërt të sfidës, teksa për të dytin mendoj në minutën e 60’. Një ndeshje mjaft e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili pas përfundimit të sfidës u vlerësua me notën 8.5, e cila ishte më e larta. Kujtojmë…
Skuadra e Interit sonte luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për kualifikim tutje në raundin çerekfinal. Në konferencë për media, Simone Inzaghi foli edhe për muajin e shenjtë, Ramazani, shkruan LIG Sport Ai tregoi se ku është duke agjëruar prej lojtarëve të tij para ndeshjes me Atletico Madrid. “As Thurami, e as Hakan Calhanoglu. Vetëm një lojtar i Primavera-s, Sarr është duke agjëruar”, u shpreh Inzaghi Kujtojmë që Interi ka fituar ndeshjen e parë në “Guiseppe Meaza” me rezultatin minimal 1:0, kurse sonte pritet të jetë spektakël në “Wanda Metropolitano”. https://twitter.com/nerazzurriSoci_/status/1767622083175985397
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e tretë ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në UEFA Champions Leagua, raundi çerekfinal. Golin për 3:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, shkruan LIG Sport Lewa shënoi një gol të bukur në minuntën e 83’të për ta çuar në shtëpi ekipin italian. Kujtojmë që golin e vetëm për Napolin e ka shënuar mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani. https://twitter.com/FootballReprt/status/1767668309057589639
Skuadra e Napolit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Barcelonës e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të UEFA Champions League. Golin për 2:1 e shënoi kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani në minutën e 29’të, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një gol tejet të bukur për ta ngushtuar epërsinë e klubit vendas. Kujtojmë që golat për Barcelonën i shënuan: Fermin Lopez dhe Joao Cancelo. https://twitter.com/FootballReprt/status/1767649760989552995