Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps sot gjatë ditës zbuloi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Befasi në këtë listë futbollistësh ishte emri i talentit të Paris Saint-Germain, Warren Zaïre-Emery, shkruan LIG Sport
Lojtari 17-vjeçar ishte në hotel kur e kuptoi lajmin, madje ishte duke e shikuar Deschampin në televizior.
Kur u zbulua emri i tij, bashkëlojtarët e tij te PSG-ja futen në dhomë dhe i kërcejnë në krevat për të festuar.
Kombëtarja e Francës luan dy ndeshje gjatë këtij muaji, ndaj Gjibraltarit dhe ndaj Greqisë, më datat 18 dhe 21.
🇫🇷😁 Wholesome moment… this is how the PSG squad celebrated when Warren Zaïre-Emery (17) was called up for the France first team. Brilliant! ❤️ pic.twitter.com/j6jeLkQhns
— EuroFoot (@eurofootcom) November 9, 2023