Skuadra e Tottenham Hotspur shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në fazën tjetër të FA Cup.
Golin për 1-0 e shënoi futbollisti Pedro Porro në minutën e 79’të, shkruan LIG Sport
Mesfushori spanjoll shënoi një gol tejet të bukur nga distanca duke mposhtur portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric.
Në minutat e fundit portieri “Dardan” ishte afër të bënte asist, por bashkëlojtari i tii nuk ishte i vëmendshëm dhe nuk arriti të shënonte gol nga afërsia.
With seconds to go and the goalkeeper up, @BurnleyOfficial almost snatch a leveller 😱#EmiratesFACup pic.twitter.com/80QTrT6U8v
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 5, 2024