Skuadra e Sparta Prague u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Çekisë pasi mposhti 4:0 Brno-n.
Gol në këtë sfidë shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport
Krasniqi shënoi në minutën e 40’të pas një super asisti nga mesfushori “kuqezi”, Qazim Laçi.
Pas ndeshjes, Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij derisa tregoi edhe për bashkëpunimin e mirë që ka me bashkëlojtarët e tij, në veçanti me Laçin.
“Kur e pashë që Qazim Laçi po vinte me topin, e dija që duhet të bëja një vrapim dhe se topi do vinte te unë. Jam shumë i lumtur me golin e shënuar, sidomos kur ndihmon skuadrën”, u shpreh Ermal Krasniqi
Kujtojmë që gol shënoi edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, nga pika e bardhë e penalltisë.
📺 KRASNIQI | „Když jsem viděl, že se Qazim blíží, věděl jsem, že si musím správně naběhnout a míč se ke mně dostane. Za každý vstřelený gól jsem moc rád, hlavně když pomůže týmu k vítězství.“
Střelec úvodní branky po postupu do dalšího kola poháru 🔛 #acsparta
➡️… pic.twitter.com/v9KmWm20Ii
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) October 30, 2024